Pas një eksperience të madhe në vendosjen e sistemeve në kompani të ndryshme bazuar në kërkesat e OHSAS:18001-2007 dhe ISO 45001:2018, stafi i kompanisë është certifikuar nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, konform kërkesave ligjore nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MPMS dhe që nga viti 2021 kemi ofruar shërbime të sigurisë dhe shëndetit në punë bazuar në Licencën me Nr. 05/2021 për rreth 120 kompani kombëtare dhe kompani me renome ndërkombëtare.
Përveç vlerësimit të riskut, kompania jonë me stafin e saj profesional ofron mbajtjen e trajnimeve nga fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe certifikimin e punëtorëve.
Po ashtu me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, ne kryejmë inspektime në kompani dhe vend ndërtime të ndryshme, duke dhënë propozime dhe ofruar alternativa për krijimin e një ambienti sa më të sigurt pune.